Politika Agron Kapllanaj i PD-së: Do kandidoj për Mallakastrën, por jo në 30...

Agron Kapllanaj i PD-së: Do kandidoj për Mallakastrën, por jo në 30 qershor!

Kryetari i bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka konfirmuar kandidimin e tij, por duke iu përgjigjur shqetësimit të mallakastriotëve ai tha se do hyjë në zgjedhje, por jo në 30 qershor.

Sipas tij në këtë ditë nuk ka asnjë shans të zhvillohen zgjedhje.

“Kam marrë shumë mesazhe nga ju dhe e mirëkuptoj shqetësimin tuaj kur thoni: Çfarë do bëhet? Kandido!
Sigurisht që do të kandidoj. Sigurisht që do të votohem. Sigurisht që do të futemi në zgjedhje, por jo në 30 qershor”, tha ai.