Politika Ahmetaj i shpreh “dashurinë” Berishës: Sali ti më do shumë mua dhe...

Ahmetaj i shpreh “dashurinë” Berishës: Sali ti më do shumë mua dhe unë të dua shumë!

Gjatë seancës plenare, ish-kryeministri Sali Berisha debatoi edhe me ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj.

Por, në fjalën e mbajtur Ahmetaj përdori një ton më të butë, duke kërkuar që të qëndrojnë larg fyerjeve, madje i ka shprehur “dashurinë” Berishës.

“Të largohemi nga fyerjet sepse është turp për ne. Më ka trishtuar, por… Sali ti më do shumë mua dhe unë të dua shumë ty. Sa herë që nevrikosesh me mua ti më do. E kemi ndryshe këtë dashurinë ne. Është rasti për ta kthyer në normalitet këtë situatë. Është rasti të flasim se kush tenton të vijë në pushtet mbi hi.

Çfarë ka ndodhur? Thanë se do të kthejnë taksën e sheshtë në 9%, por kurrë nuk do ta lejomë taksën e sheshtë sepse ngarkon qytetarët me dyfishimin e  taksave. I sfidoj sa i përket ofertës tuaj. Ju thoni se do sjellë lulëzim ekonomik ky 9%”, deklaroi Ahmetaj.