Ekonomi Ahmetaj jep shifrat: Ulje historike e nivelit të papunësisë

Ahmetaj jep shifrat: Ulje historike e nivelit të papunësisë

Shpërndaje

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj përmes një konference për shtyp deklaroi sot punësimi në Shqipëri vijon trendin rritës, ndërsa ka një ulje historike të nivelit të papunësisë.

“Sot është publikuar raporti i INSTAT dhe është konfirmuar trendi rritës i punësimit. Lajmi shumë i mirë është ulja e papunësisë në nivelin më të ulët historik, 12.5 %. Shqipëria mbetet me normën më të ulët të papunësisë tek rinia. Në këtë vit janë shpallur mijëra vende të reja punë“, u shpreh ministri Arben Ahmetaj.

Niveli i papunësisë ka zbritur në 12.5% në fund të tremujorit të parë 2018, duke shënuar nivelin më të ulët historik që pas viteve ’90, sipas INSTAT.

Ndikimin kryesor e ka dhënë ulja e papunësisë te burrat që ka zbritur me 3 pikë përqindje, ndërsa ajo e grave ka mbetur thuajse e pandryshuar.

Rritja e punësimit u nxit kryesisht nga sektori i industrisë dhe i shërbimeve.