Sport “Ai u kap me lojtarin e gabuar”, ja si Pogba festoi shkarkimin...

“Ai u kap me lojtarin e gabuar”, ja si Pogba festoi shkarkimin e Mourinho-s

Paul Pogba ka festuar largimin e Jose Mourinho-s nga Manchester United të martën paradite duke insistuar se ai u mor me lojtarin e gabuar.

Trajneri portugez është shkarkuar nga United pas humbjes 3-1 ndaj Liverpool të dielën.

Një nga rivalët më të mëdhenj të Mou-s brenda skuadrës ishte Pogba. Dyshja është përplasur disa herë këtë sezon dhe trajneri i ka hequr shiritin e zv.kapitenit francezit.

Sipas The Sun, Pogba ka bërtitur: “Ai mendoi se mund të tallej me mua dhe të kthente tifozët kundër meje. Ai u kap me lojtarin e gabuar,” në dhomat e zhveshjes së qendrës stërvitore.

Por menjëherë ka ndërhyrë ish-asistenti i Mourinho-s, Michael Carrick, duke u kujtuar lojtarëve se ai që nuk paraqitet siç duhet do të shitet në fund të sezonit.