Aktualitet Air Albania shfaqet në areoportin e Stambollit

Air Albania shfaqet në areoportin e Stambollit

Kompania e re ajrore shqiptare Air Albania nisi zyrtarisht fluturimet në linjën Tiranë – Stamboll e anasjelltaz, ku për herë të parë u shfaq në ekranet e areoportit turk me destinacion kryeqytetin shqiptar.

Air Albania startoi si projekt më shumë se një vit më parë, një kompani e themeluar nga Turkish Airlines, një ndër emrat-lider të trafikut ajror vitet e fundit. Pas linjës me Stambollin, Air Albania pritet të zgjerohet në linjat me Italinë, më pas me Londrën e me synim deri Nju Jorkun nga Tirana.

Ajo, ç’prej kur u promovua si projekt investues nga kryeministri Rama, është ndeshur me dyshimet, përfoljet, skepticizmin, nga ato tipiket që mbizotërojnë në ambientin politik e publik shqiptar.

Nga ana tjetër, Air Albania ka qenë jo fort e dëshirueshme nga interesa jashtëshqiptare, së bashku dhe me aeroportin e Vlorës si projekt.