Sport Ajax i lutet UEFA-s për të rregulluar gabimin qesharak

Ajax i lutet UEFA-s për të rregulluar gabimin qesharak

Ajax ka lënë gabimisht jashtë listës së skuadrës së Europa League blerjen më të shtrenjtë të klubit, Sebastian Haller, dhe tani po i lutet UEFA-s që t’i japë mundësinë që të rregullojë këtë pakujdesi qesharake.

Klubi holandez e bleu Hallerin për 25 milionë euro nga West Ham, në merkaton e dimrit, por nuk mund ta përdorë për ndeshjen ndaj Lille.

“Nuk është në listë dhe po mundohemi të kuptojmë se ku u gabua. Kemi kontaktuar Federatën Holandeze të Futbollit dhe UEFA-n”, tha zëdhënësi i Ajax, Miel Brinkhuis.

Për ta bërë më të rëndë gabimin, Ajax përfshiu në listën e Europa League blerjen e ditës së fundit të merkatos, Oussama Idrissi.