Sport Ajax, larg duart nga Ten Hag: Gati rinovimi

Ajax, larg duart nga Ten Hag: Gati rinovimi

Ajax është tashmë tregu më i lakmuar i Europës, e jo vetëm për lojtarët impresionues që arritën gjysëmfinalen e Champions League.

Nëse dikush kishte menduar për të, më mirë të nisë të shohë për alternativa. Erik ten Hag, tekniku zbulim i Ajax të mrekullueshëm, që eleminoi Real Madrid e Juventus nga turneu, nuk preket.

Këtë të paktën bën të ditur Drejtori Sportiv i hollandezëve Marc Overmars, që ka shpejtuar të saktësojë përmes “De Telegraaf”: “Në këto ditë do të takohemi (me ten Hag) e do ti qartësojmë gjërat.

Besoj nuk do të ketë probleme. Rinovimi i kontratës duket një zgjidhje e mirë për Ajax”.

Një deklaratë parandaluese për këdo që kishte hedhur sytë nga tekniku e futbolli i tij evolues, spektakolar e natyrisht pragmatist sa duhet. Ten Hag, në skadencë në verën e 2020, në fund me shumë mundësi do të vazhdojë të qendrojë tek Heshtarët, por nuk përjashtohet që ndonjë klub i rëndësishëm të provojë ta shkëpusë nga Ajax.

Për të qenë të qartë, pankinat në rrezik nëpër Europë nuk janë edhe aq të pakta. Ndërkohë, në pritje të ndonjë tentative të fortë për ten Hag, Ajax është pozicionuar: ai, loja e tij dhe idetë shkëlqyese nuk preken.