Kryesore “Ajo vajza ishte e trembur, njësoj si Sebastiano”, detajet e reja për...

“Ajo vajza ishte e trembur, njësoj si Sebastiano”, detajet e reja për vrasjen e Billës

Adjola Lakra telefonoi të dashurin e vet Hekuran Billa dhe e nxorri në prite, mori para nga autori Viktor Marku

Hetimet e policisë kanë hedhur dritë në detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të 40-vjeçarit Hekuran Billa.

Nga hetimet ka rezultuar se vajza kishte lënë takim me 40-vjeçarin në vendin ku ky i fundit mbeti i vrarë. Nga hetimet rezultoi se vajza është përdorur si karrem nga Viktor Marku dhe Sebastian Mali për të vrarë Billën.

Vetë Lakra ka pranuar se është paguar nga Viktor Marku, vëllai i Prel Markut që Billa vrau në Angli në 2006, për t’i dhënë informacione mbi vendndodhjen e tij, por theksoi se nuk kishte dijeni që do e vrisnin.

Mësohet se ajo është lidhur para një viti me Billën, sapo ai ka dalë nga burgu i Fushë-Krujës.

Gjithashtu u zbulua se Adjola është e njohura e Sebastian Malit dhe ai ia ka kërkuar duke edhe i dhënë para që të flirtonte me Billën për të mësuar më tepër rreth tij.

Policia deri në këto momente ka arrestuar tre persona, Viktori Markun si i dyshuari kryesor i vrasjes, në pranga ka rënë edhe nipi i tij Sebastian Mali si dhe Adjola Lakrën.

Dëshmia: Ajo vajza ishte e trembur, njësoj si Sebastiano

Për të vërtetuar përfshirjen e Adjola Lakrës në këtë ngjarje hetuesit janë ndihmuar nga dëshmitë e mikeshave të 26-vjeçares, të cilat faktojnë njohjen e saj me Billën dhe nga dëshmia e një punonjësi të një biznesi që jep makina me qira, i cili ka thënë se ka parë 26-vjeçaren së bashku me Sebastian Malin disa ditë pas krimit.

Vajza ka treguar për policinë se nuk ka pasur asnjë dijeni për planin e vrasjes dhe kur mësoi se Hekuran Billa ishte vrarë kishte mbyllur çdo rrjet social dhe kishte ndërruar numrin e telefonit. Pas arrestimit të mikut të saj, Sebastiano Mali, ajo ishte zhvendosur nga Tirana në Berat, ku jetonte në banesën e një shoqeje, aty ku edhe u arrestua.

Sipas vajzës mbrëmjen e 11 qershorit, dhe më herët ka biseduar për tu takuar me Hekuran Billën. Vetëm 40 minuta para se të ndodhte krimi ajo është telefonuar nga Hekuran Billa dhe i është lënë takim në zonën e Komunës së Parisit.

Ndërkohë, mësohet se vajza është implikuar në këtë ngjarje edhe nga një dëshmitar tjetër, punonjës i servisit, aty ku edhe Sebastian Mali mori me qira makinë në servis në zonën e Laprakës.

Mbrëmjen e 11 qershorit kur Mali ka shkuar për të lënë me qira dhe për të marrë automjetin tip Smart ka qenë një nga punonjësit e këtij servisi që i ka thënë policisë se ditën kur është dorëzuar njëri mjet dhe është marrë Smarti, Sebastian Mali ishte me një vajzë për të cilën i kishte pohuar se është e dashura e tij.

Kjo vajzë sipas dëshmitarit ishte futur menjëherë në automjetin Smart, sipas dëshmisë së tij vajza ishte e trembur njësoj si Sebastian Mali.