Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin te diga e Liqenit Artificial të Tiranës, ku një automjet përfundoi mbi digë.
Shoferi i cili është larguar nga vendngjarja dhe ka marrë me vete edhe targat e mjetit, është identifikuar. Ai do të akuzohet për shkatërrim i pronës dhe largim nga vendi i aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË TIRANËS:
Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip “BMË” me drejtues shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.
Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.