Aktualitet Aksident i rëndë në Fushë-Kuqe, humb jetën fëmija 2 vjeç

Aksident i rëndë në Fushë-Kuqe, humb jetën fëmija 2 vjeç

Një fëmijë ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik që ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin e Fushë-Kuqes në Kurbin. Në aksident janë përfshirë dy automjete me drejtues E.T. dhe A.R.

Sipas informacioneve paraprake, fëmija që ka humbur jetën është i moshës 2-vjeçare. Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, njëri nga shoferët me iniciale A.R. dhe pasagjerja I.R.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË:

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushe Kuqes”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjeria I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.