Extra Aksident me makinë, plagoset rëndë komediani i famshëm amerikan

Aksident me makinë, plagoset rëndë komediani i famshëm amerikan

Kevin Hart, komediani i famshëm amerikan ka pësuar dëmtime të shumta pas një aksidenti të frikshëm me makinë ditën e sotme.

Hart po udhëtonte së bashku me dy persona të tjerë me një nga makinat e koleksionit të tij klasik teksa një 28-vjeçar ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Aksidenti ndodhi në Calabasas të Kalifornisë, teksa tre personat, përfshi edhe komedianin Hart po udhëtonin me një makinë tip 1970 Plymouth Barracuda.

Sipas autoriteteve, 40-vjeçari Hart dhe dy pasagjerët e tjerë janë transportuar në spital me dëmtime të shumta. Raportohet se Kevin Hart ka pësuar thyerje në shpinë, por gjendja e tyre është e qëndrueshme.