Aktualitet Aksident me vdekje në aksin Peqin-Rrogozhinë

Aksident me vdekje në aksin Peqin-Rrogozhinë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë pranë fshatit Karinë.

Dy automjete janë përplasur mes tyre, një mjet Volkswagen dhe një Benz.

Nga aksidenti ka humbur jetën shoferi i automjetit Benz. Ndërsa janë plagosur edhe dy pasagjerët e këtij mjeti të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.