Aktualitet Aksident me vdekje në Mat, makina del nga rruga

Aksident me vdekje në Mat, makina del nga rruga

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Shkallë të Matit. Një person ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin e mjetit.

Policia ka njoftuar se viktima me iniciale P.M., ra disa metra poshtë rrugës. Plagët ishin të rënda dhe për pasojë ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.