Aktualitet Aksident në afërsi të Durrësit, plagosen tre adoleshentë dhe shoferi

Aksident në afërsi të Durrësit, plagosen tre adoleshentë dhe shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në afërsi të Durrësit. Policia njofton se në orën 19:15, në Sukth, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Renault” me drejtues F. O., dhe mjeti tip “Benz”, me drejtues Xh.B., rreth 55 vjeç.

Në automjetin “Renault”, ishin duke udhëtuar dhe 3 adoleshentë që kanë mbetur të plagosur bashkë me shoferin, ndërsa drejtuesi i mjetit “Benz” nuk ka pësuar lëndime.

Policia sqaron se të plagosurit E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç, dhe F.O. që ishte drejtues i mjetit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana tjetër mësohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar një grup hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.