Aktualitet Aksident në aksin Peqin–Elbasan, një i vdekur, dy të plagosur  

Aksident në aksin Peqin–Elbasan, një i vdekur, dy të plagosur  

Foto nga vendngjarja

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Peqin–Elbasan pranë fshatit Gjocaj.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.

Identiteti i viktimës nuk dihet, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Peqinit, ku po marrin trajtim mjekësor.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë.

Uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Informacioni paraprak i policisë:

Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjocaj” Peqin, janë përplasur dy mjete, për pasojë një shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në Spital ndërsa 2 shtetas të tjerë janë dërguar në spitalin e Peqinit, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.