Aktualitet Aksident në Elbasan, vdes 20-vjeçarja, 4 të plagosur rëndë

Aksident në Elbasan, vdes 20-vjeçarja, 4 të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Cërrik, ku dy automjete u përplasën.

Për pasojë ka mbetur e vdekur një 20-vjeçare me inicialet K.H., ndërsa janë plagosur 4 persona të tjerë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik- Gostimë në afërsi të fshatit Shtermen ku janë përplasur dy mjete, njëra tip “Volkswagen” me targa AA 015 MR dhe tjetra tip “Ford” me targa AA 123 BE.

Si pasojë janë plagosur 5 shtetas të cilët po transportohen në Spitalin Kirurgjik Elbasan për të marrë ndihmën mjekësore.

Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe procedurale.