Aktualitet Aksident në Tiranë, makina përfundon në trotuar dhe përplaset me murin e...

Aksident në Tiranë, makina përfundon në trotuar dhe përplaset me murin e ambasadës amerikane: Dy të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi në Tiranë në Rrugën e Elbasanit pasditen e sotme.

Policia njoftoi se një 52-vjeçar humbi kontrollin e makinës dhe për pasojë u përplas me murin rrethues të ambasadës amerikane në Tiranë.

Gjatë kësaj kohe, makina ka goditur fillimisht një 63-vjeçar që lëvizte me biçikletë dhe një 18-vjeçare këmbësore që lëvizte në trotuar.

“Dy shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia ndërkohë që nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.