Aktualitet Aksident në Vlorë, ndërron jetë çiklisti

Aksident në Vlorë, ndërron jetë çiklisti

Një aksident i rëndë ka ndodhur paradite në Vlorë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen 66-vjeçari Agim Soro.

Mësohet se viktima udhëtonte me biçikletë në lagjen “24Maji”, kur është goditur nga një automjet tip Fiat, i drejtuar nga një shtetas 52 vjeçar, me inicialet A.Ç.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga  policia dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.