Aktualitet Aksident në Vorë, një i vdekur në ngjarjen me rrethana dramatike

Aksident në Vorë, një i vdekur në ngjarjen me rrethana dramatike

Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vorë, aty ku një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Tre makina janë përfshirë në aksident, ku përtej viktimës janë plagosur edhe dy shoferët e tjerë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore në drejtim të Doganës, dhe sipas burimeve të A2 CNN ngjarja merr tone dramatike edhe për rrethanat e veçanta.

Mësohet se të paktën dy nga shoferët e përfshirë ishin drejtuar në varrimin e një shokut të tyre të përbashkët.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetasit D. K, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak, shkruan A2 CNN.