Kryesore Aksident tragjik me 3 të vdekur në Kurbin, makina bie në kanalin...

Aksident tragjik me 3 të vdekur në Kurbin, makina bie në kanalin me ujë

Një aksident me pasojë 3 të vdekur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kurbin.

Në aksin rrugor Milot-Mamurras, një automjet tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 45-vjeçari Saber Dunga, banues në Durrës, 39-vjeçari Urim Pepa banues në Tiranë dhe Nikoll Gjoni, banues në Pukë. Trupi i Gjonit u nxor nga uji pas mbërritjes në vendngjarje të polumbarëve, të cilët vijuan kontrollin përgjatë kanalit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.