Aktualitet Aksident tragjik në Lushnje, humbin jetën dy punonjës të OSHEE

Aksident tragjik në Lushnje, humbin jetën dy punonjës të OSHEE

Dy persona humbën tragjikisht jetën pasditen e kësaj të marte në Lushnje, në një aksident me makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30 në fshatin “Gurrëz e vogël”, në aksin rrugor Lushnje-Krutje.

Viktimat udhëtonin me një makinë Reno, kur shoferi humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Viktimat janë identifikuar si Ilir Shabani dhe Mihal Jani, punonjës të OSHEE.

Në vendin e ngjarjes ndodhet një grup hetimor, që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit të rëndë.