Aktualitet Aksidente në Fushë-Krujë dhe Burrel, humb jetën 23-vjeçarja, një fëmijë në gjendje...

Aksidente në Fushë-Krujë dhe Burrel, humb jetën 23-vjeçarja, një fëmijë në gjendje të rëndë

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Fushë Krujë e Burrel.

Një vajzë 23-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas në një shtyllë në fshatin Larushk.

Ndërsa një fëmijë u përplas nga një makinë pranë shkollës 9-vjeçare në Burrel.

Fëmija po transportohet me helikopter drejt Tiranës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjeve.