Aktualitet Aksidenti me një viktimë dhe 4 të plagosur në Korçë, arrestohet shoferi

Aksidenti me një viktimë dhe 4 të plagosur në Korçë, arrestohet shoferi

Policia e Korçës ka arrestuar drejtuesin e mjetit Daniel Hyka i cili dhe dyshohet se shkaktoi aksidentin me një viktimë dhe katër të plagosur në Leshnicë të Korçës.

Hyka sipas ekspertëve ka bërë një parakalim të gabuar dhe për pasojë u përplas me mjetin tip Golf, në të cilin ndodhej familja me 5 anëtarët nga Kamza. Në këtë ngjarje humbi jetën drejtuesi i mjetit tip Golf, u plagosën 3 pasagjerët dy gra dhe një vajzë e mitur, si dhe drejtuesi i mjetit Benz.

Përplasja ka qenë e fortë dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të plagosurit nga mjetet.

Të gjithë janë transportuar në gjendje të rëndë në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.