Aktualitet Aksidenti në Shkodër, vdes nëna, vajza shtatzënë në gjendje të rëndë

Aksidenti në Shkodër, vdes nëna, vajza shtatzënë në gjendje të rëndë

Nënë e bijë janë përplasur nga një automjet në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Dobrac.

Nga aksidenti ka humbur jetën Hasije Bajrakurtaj, 52-vjeçe ndërsa vajza e saj shtatzënë, Esmeralda Bajrakurtaj ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

19-vjeçarja është në sallën e reanimacionit.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.