Aktualitet Aksidenti tragjik i merr jetën 32-vjeçares

Aksidenti tragjik i merr jetën 32-vjeçares

Një vajzë e re gjeti vdekjen pasditen e kësaj të diele në Velipojë, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:25 në aksin rrugor Velipojë-Shkodër, në afërsi të kishës Velipojë.

Viktima është një 32-vjeçare me iniciale S. U. Ajo udhëtonte me motoçikletë kur u përplas nga një makinë Benz me drejtues 28-vjeçarin me iniciale A. U.

E reja u dërgua në spital, por pavarësisht ndihmës së mjekëve ndërroi jetë pak orë pas ngjarjes. Autoritetet policore shoqëruan drejtuesin e makinës, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.