Aktualitet Aksidenti tragjik/ Ky është Benzi me të cilin udhëtonin katër të rinjtë,...

Aksidenti tragjik/ Ky është Benzi me të cilin udhëtonin katër të rinjtë, i përshtatur me impiant gazi

Katër djem të rinj humbën jetën në një aksident tragjik në mesnatë në zonën e Fushë-Prezë, ku automjeti i tyre tip Mercedes-Benz S-Class u përplas me një betoniere dhe shpërtheu në flakë.

Fatkeqësisht, të rinjtë që mbetën të bllokuar brenda mjetit, u dogjën brenda makinës.

Sipas të dhënave të policisë, automjeti ka qenë i konvertuar në impiant gazi, çka ka shkaktuar edhe zjarrin.

Mjeti drejtohej nga 25-vjeçari Enejdi Laçi, ndërsa pasagjer kanë qenë vëllai i tij Erildi Laçi 20 vjeç, kushëriri i tyre Andi Laçi 22 vjeç dhe shoku Enrikejd Kurti 24 vjeç.

Fatkeqësisht, të gjithë humbën jetën.

Ndërsa betonierja drejtohej nga një 24-vjeçar, i cili në momentin e aksidentit u largua nga vendngjarja, por u ndalua më vonë policia dhe u shoqërua për t’u marrë në pyetje.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit, që paraprakisht dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë e makinës tip Benz.