Aktualitet Aksidentuan për vdekje dy kalimtarë, gjykata lë në burg drejtuesit e mjeteve

Aksidentuan për vdekje dy kalimtarë, gjykata lë në burg drejtuesit e mjeteve

Gjykata la në burg dy drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në aksidentin fatal të 2 janarit, që u mori jetën dy kalimtarëve në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet.

Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Eltion Lazrit, që gjendet në spital, duke e lënë në burg pa afat.

Ndërkohë, për Edmond Muratin është caktuar masa e arrestit burg me afat 30-ditor.

Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën Erion Balla, 36 vjeç, dhe Hidajete Salliu, 72 vjeç, të cilët po ecnin në trotuar kur u përplasën për vdekje.

Shpejtësia tej normave dhe një parakalim i gabuar ishin shkaku i këtij aksidenti që solli dy viktima.