Aktualitet Aktorët Robert Budina dhe Artan Imami përplasen për shembjen e teatrit

Aktorët Robert Budina dhe Artan Imami përplasen për shembjen e teatrit

Shembja e Teatrit Kombëtar ka përplasur aktorët Edmond Budina dhe Artan Imami në emisionin “Open”.

Debati i ndez kur aktori Imami e quajti Budinën uzurpator të Teatrit Kombëtar.

Nga ana tjetër Budina e cilësoi Imamin pjesëmarrës në krim.

Pjesë nga debati:

Budina: Teatri Kombëtar është një vlerë kulturore. Nuk i përket as kryeministrit as banorëve të Tiranës. Është Teatri Kombëtar dhe i përket të gjithë Shqipërisë.

Imami: Edmond je një uzurpator.

Budina: Kush jeni ju që më thoni mua jeni uzurpator?

Imami: Unë jam Tan Imami.

Budina: Unë nuk flas me ju. Jeni pjesëmarrës në krim. Neve desh na vranë dhe dhunuan.

Imami: Po gënjen. Më ke kërcënuar kur të thashë që do vija të merrja disa rroba të mia.

Budina: Po gënjen ti. Të të vijë turp. Nuk flas me ju.