Politika Akuza të rënda për Dritan Abazoviçin: Një zëdhënës i nacionalizmit të Serbisë...

Akuza të rënda për Dritan Abazoviçin: Një zëdhënës i nacionalizmit të Serbisë së Madhe

Ekziston një numër i vogël njerëzish në Serbi, të cilët me guxim dhe këmbëngulje, dhe për një kohë të gjatë, kundërshtuan ideologjinë e Serbisë së Madhe dhe politikën e zbatuesve të saj, siç ishte gazetarja ish-jugosllave Tamara Nikçeviç.

Në vitet 1990, ajo shkroi në mënyrë aktive kundër politikës së ndjekur nga Slobodan Millosheviç, duke qenë një nga gazetaret dhe zërat e pakët publikë që gjithmonë i quante gjërat me emrat e tyre të vërtetë.

Së fundi, Nikçeviç ka kritikoi ashpër qeverinë e re në Malin e Zi, e nominalisht një ndër emrat kolonë të saj, Dritan Abazoviçin.

“Dritan Abazoviç është një zëdhënës i nacionalizmit të Serbisë së Madhe. Qeveria malazeze po bën lëvizje sikur Putini t’i këshillonte personalisht. Është hera e parë në qeverinë malazeze që nuk keni malazezë. Ju keni një qeveri të Serbisë së Madhe që shkel të drejtat e njeriut. Qeveria po kryen një grabitje ligjore. Ata nuk e kanë problem që priftërinjtë dhe peshkopët shkruajnë disa ligje”, tha ajo, referuar amendimit të Ligjit të Fesë, miratuar nga qeveria e mëparshme, e që u bë shkak për trazim social, por më së shumti politik.

Ajo shkoi dhe më tej kur tha se “Dritan Abazoviç është vërtet shqiptar, por më shumë një serb politik”.

“Qeveria e Krivokapiçit mohon Malin e Zi dhe malazezët. Në raportin e tij, Komisioni Evropian injoroi ndërhyrjen brutale të Serbisë në punët e brendshme të Malit të Zi”, tha ajo, duke shtuar se “partia e Dritanit mbështeti votimin kur një i arrestuar për përpjekje për grusht shteti u zgjodh kryetar i komitetit të sigurisë”, shtoi ajo.

“Kreu i qeverisë në sektorin e të drejtave të njeriut është një njeri që lavdëron Radovan Karaxhiçin dhe Ratko Mlladiçin Së shpejti duhet të fillohet një procedurë në të cilën do të përcaktohet se kush i ka ofruar 21 milion euro Dritan Abazoviçit për të mos hyrë në qeveri. Dritan votoi që kishat dhe manastiret e ndërtuara nga malazezët t’u jepeshin serbëve.

Nëse katër deputetë të URA-s votojnë që rezoluta mbi gjenocidin e Srebrenicës të kalojë, atëherë do të kemi një pamje të qartë se kush është në anën e kujt. Dritani ka një shans për të zgjedhur anën.

Abazoviç ka një rol të caktuar në shoqërinë malazeze dhe do të jetë përgjithmonë negativ. Regjistrimi është i rëndësishëm, sepse Serbia do të rrisë numrin e serbëve. Ata duan që Mali i Zi të bëhet një shtet serb”, tha Nikçeviç.