Kryesore Akuzat për krimet lufte, Thaçi anulon vizitën në Shtëpinë e Bardhë

Akuzat për krimet lufte, Thaçi anulon vizitën në Shtëpinë e Bardhë

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, tha se u informua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi se e ka pezulluar udhëtimin për në Uashington, pas publikimit të akuzës nga Prokuroria e posaçme për Kosovën.

“E respektoj vendimin e tij që të mos marr pjesë në diskutime derisa nuk zgjidhen çështjet juridike”, shkroi Grenell në Twitter.

Ai tha se po pret diskutimet e së shtunës të drejtuara nga presidenti (Aleksandër) Vuçiç dhe kryeministri (Avdullah) Hoti.

Ndërkaq edhe zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi konfirmoi ndërprerjen e udhëtimit “pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës”.