Extra Al Bano: “Nuk do i bëja kurrë keq Ermal Metës sepse…”

Al Bano: “Nuk do i bëja kurrë keq Ermal Metës sepse…”

Në një intervistë që do të transmetohet nesër në Verissimo të Canale 5, Al Bano – për herë të parë në televizion pas eliminimit në Sanremo, – do të flasë mes të tjerash edhe për një gjest ndaj Ermal Metës.

Natën e fundit, ndërsa ndaheshin çmimet, në një moment ndërsa të dy ishin në skenë, Al Bano i këput një lule buqetës që sapo iu dha Ermal Metës, gjest që nuk kaloi pa u vënë re, madje u kritikua shumë nga publiku.

Ja si e shpjegon Al Bano: “Meta është i zoti. Këndoi një version të mrekullueshëm  të “Amara Terra mia”. I respektoj shqiptarët, madje edhe unë kam pasaportë shqiptare, nuk do të mund të bëja kurrë gjë kundër tij. Gjesti im, i këputjes së lules ishte ironik, sepse ndryshe nga gjithë të tjerët të vlerësuar me çmime që ishin në skenë, vetëm unë nuk kisha gjë në dorë”.