Bota Al Capone: 50 fakte për jetën e perandorit të mafias

Al Capone: 50 fakte për jetën e perandorit të mafias

Pse është cilësuar si mafiozi më i madh i të gjithë kohërave, kush ishte, jeta e tij që nga fëmijëria deri në vdekje. Si e nisi rrugën si gangster dhe si doli në kopertinën e revistës “TIME”.

Për Al Caponen janë thurur dhjetëra legjenda, janë xhiruar 4 filma dhe që do të mbahet mend edhe për thënien e famshme përpara gjykatësve: “Ju jeni klientët e mi.

Por edhe për epitafin në varrin e vet: “Faleminderit Jezusi im!”.

50 fakte të jashtëzakonshme nga jeta e gangsterit më të madh në botë

1-I lindur më 17 janar 1899, në Bruklin të Nju Jorkut, Alphonse Capone ishte i katërti i nëntë fëmijëve. Prindërit e tij, Gabriele, një berber dhe Teresa Capone ishin emigrant nga Angri i Italisë. Capone i përkiste një bande rrugësh që kur ishte fëmijë kur e përjashtuan nga shkolla në klasën gjashtë, e më pas iu bashkua bandës “Five Points” në Manhatan dhe punoi si barist në barin Coney Island në pronësi të kriminelit Frankie Yale. Në vitin 1918, ai u martua me Mae Coughlin, çifti qëndroi sëbashku deri në vdekjen e Capones dhe patën një djalë sëbashku, Sonny-n. Në vitin 1920 Capone u zhvendos në Çikago. Atje ai la shenjën e tij në krimin e organizuar.

2- Al Capone është një nga gangsterët më të njohur të Amerikës është një nga simbolet më të rralla kundër ligjit në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 1920. Capone kishte një rol të rëndësishëm në aktivitet e jashtëligjshme në Chicago.

3-Në vitin 1917, pasi Capone ofendoi një femër, vëllai i saj i la atij tre shenja në fytyrë. Capone përpiqej t’i fshihte shenjat e fytyrës nëpër fotografi, dhe u përpoq t’i bënte të tjerët të besonin se ishin plagë lufte, edhe pse ai kurrë nuk bëri ushtri. Pasi arriti në gradën e një gangster, Capone njihej nga shtypi si “Scarface” (Njeriu me shenjë), një nofkë të cilën ai e urrente. Bashkëpunëtorët e tij e njihnin me emrin si “Big Felloë” ndërsa miqtë me emrin “Snorky”.

4- Alphonse Capone emri i rij me prindër që ishin emigrantë italianë. Capone u vendos në Çikago në vitin 1919 dhe shumë shpejt u ngjit në hierarkinë e mafies.

5- Al Capone është përjashtuar nga shkolla në klasën e gjashtë në moshën 14-vjeçare. Arsyeja e përjashtimit nga shkolla ka qenë rrahja e mësues në klasë. Më vonë ai u bë pjesë e një bande famëkeqe “Five Points”, në Manhattan.

6-. Në vitin 1918, Capone ka takuar në Irish gjatë një kërcimi një vajzë të quajtur Mary “Mae” Coughlin. Në 4 dhjetor të 1918, Mae ka lindur djalin e tyre, Albert “Sonny” Francis. Capone dhe Mae u martuan më 30 dhjetor të këtij viti.

7-Ndërsa Al Capone mund të konsiderohet një i burgosur i famshëm duke qenë një prej gangsterëve që është përjetësuar në shumë në filma hollivudianë.

8-Ka filluar aktivitetin e tij kriminal me kontrabandën e alkoolit, e u mor më pas me kumarin dhe prostitucionit. Në moshën 26-vjeçare ai mori drejtimin e familjes, pasi Torrio u plagos në një luftë bandash.

9- Pasi mbërriti në Çikago, Capone punoi për Torrio, që ishte pjesë e rrjetit kriminal e drejtuar nga Dig Jim Colosimo. Kur Colosimo u vra, ishte një tjetër anëtar me emrin Torrio që mori kreun, dhe e bëri Capone-n një nga ndihmësit e tij kryesorë. Në janar të vitit 1925, Torrio u qëllua jashtë shtëpisë së tij në Ilinois. Ai i mbijetoi sulmit por u largua nga Çikago një vit më vonë, duke zgjedhur Capone-n si zëvendësuesin e tij. Capone zgjeroi grupin e tij dhe u bë një nga mafiozët kryesorë të Amerikës. Sipas disa burimeve, sindikata e tij e krimit fitonte rreth 100 mln dollar në vit, pjesën më të madhe nga kontrabanda, kumari, prostitucioni dhe aktivitetet e tjera të paligjshme. Capone nuk ishte i penduar për mënyrën se si e kishte bërë jetën e tij, madje ai deklaronte se po i shërbente popullit të Çikagos.

10- Capone njihej gjithashtu si njeri shumë i dhunshëm; këtë e provon sidomos roli i tij në “orkestrimin” e Masakrës së Shën Valentinit në vitin 1931, ku u vranë rivalët e tij kryesorë.

11- Sipas të dhënave banda që ai drejtonte ishte e para që vuri në përdorim automatikun e markës “Tompson”. Capone ishte cilësuar si një Ford dhe Rokfeler me pistoletë në sqetull

12- Capone ka deklaruar në gjyq: “Duhet të pranoj se Napoleoni është gangsteri më i madh i të gjitha kohërave. Unë vetëm kam tregtuar birë dhe uiski. Ato i blinin njerëzit më te respektuar në qytet. Unë nuk kam bërë asgjë më shumë, vetëm se kam kënaqur kërkesat e të gjithëve. Pa shikoni; ata që më shumë se të gjithë më kanë sjellë fitime, tani ngrenë zërin më fort se të gjithë kundër meje! Ata duan të më rrasin brenda, ndonëse të gjithë këta njerëz kanë qenë klientët e mi”.

13- Al Capone fitonte në javë 100 mijë dollarë. Por, jo vetëm kaq. Një vilë për merak, një makinë “Cadillak” e blinduar që peshonte 7 tonë, një shpurë badigardësh, por mbi të gjitha drejtues i tregut të uiskit në të gjithë Çikagon, e bëri atë pa diskutim më të famshmin dhe më të pasurin.

14- Sipas të dhënave të policisë dhe prokurorisë amerikane gangsteri më i njohur i viteve ’20 kishte nën kontrollin e tij monopolin e tregtisë së birrës dhe të uiskit.

15- Është arrestuar dy herë dhe në dosjen e tij penale ka një seri akuzash. Kontrabandë pijesh, mospagim taksash, vrasje dhe pagesa për vrasje, gjithashtu një tjetër vepër penale që është akuzuar Capone është për masakrën e Shën Valentinit.

16- Edhe pse ai kontrollonte një perandori krimi dhe urdhëroi vrasjen e një numri të madh të armiqve të tij, Capone nuk u dënua kurrë për vrasje, duke paguar policët dhe zyrtarët publikë si dhe duke kërcënuar dëshmitarët. Dënimin e parë e mori në maj të vitit 1929 për armëmbajtje pa leje në Filadelfia. Ai bëri një vit burg. Pasi u lirua në mars të vitit 1930, Komisioni i Krimit të Çikagos lëshoi listën e parë të kriminelëve më të këqij. Në listë, Capone qëndronte në vend të parë si armik publik. Pas urdhrave të Presidentit Herbert Hoover, qeveria federale e akuzonte bosin e krimit për evazion fiskal dhe u dënua në qershor të vitit 1931. Capone ra dakord për një marrëveshje për pranimin e dënimit me 2 vjet e gjysmë burg megjithatë gjykatësi nuk e pranoi këtë marrëveshje. Në tetor të vitit 1931 ai u dënua me 11 vjet burg dhe gjobë 50 mijë dollarë. Në atë kohë ishte i pari dënim i dhënë aq shumë vjet për evazion fiskal.

17- Ai ishte i pari që hapi një mensë pas vitit 1929. Kjo mensë do tu vinte në ndihmë personave që kishin nevojë dhe që nuk kishin mundësi për tu ushqyer. Ai gjithashtu kishte urdhëruar që tu jepeshin edhe rroba.

18- Al Capone është arrestuar për herë të parë në 1926 për vrasjen e tre personave. Por ka kaluar vetëm një natë në qeli sepse nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të vërtetuar këto vrasje.

19- Kur Capone u fut përsëri në burg në maj të 1929 ai qëndroi në qeli vetëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe më pas është lënë i lirë.

20- Në 1930, në majën fuqisë së tij, Capone u shtua në listën e 28 kriminelëve më të këqinj të Chicagos dhe u quajt “armiku publik numër një” i këtij qyteti.

21- Por emri i tij nuk ishte vetëm në një qytet lokal në SHBA. FBI e shënoi në listën e saj mes 25 emrave më të inkriminuar në SHBA, Al Capone.

22- Al Capone është riarrestuar më 3 maj 1932 dhe është dërguar në Atlanta, në një burg federal për të vazhduar aty 11 vitet e burgut që ishte dënuar.

23- Qeveria e akuzoi Capone për mospagim të taksave të të ardhurave. Ai asnjëherë nuk i pagoi ato, duke u akuzuar më pas për evazion fiskal. Qeveria e akuzoi se i detyrohet asaj 215,080.48 dollarë për mospagimin e taksave nga përfitimet e kumarit të tij.

24- Padia e tretë, e akuzon Caponen për dhunimin e ligjeve në bashkëpunim. Capone u deklarua i fajshëm për tre akuza dhe me besim se do të kishte favorizim në dënimin që do të jepej për të. Por juria e cila merrej me këtë çështje nuk bëri ndonjë marrëveshje. Capones i shkoi mirë këtë herë duke u deklaruar i pafajshëm.

25- Juria e deklaroi Caponen të pa fajshëm në 18 akuza nga 23 që ai mbante mbi supe. Gjyqtari Ëilkerson e dënoi atë në total me 10 vjet burg. nga këto ai bëri vetëm 2 vjet burg, duke zbritur 1200 ditë për sjellje të mirë.

26- Gangsteri më i njohur i Amerikës që ka mbajtur mbi supe shumë akuza dhe që nuk është dënuar për të gjitha ato u lirua më 6 janar të viti 1939.

27- Është dënuar në vitin 1932. Dhe këtë dënim të marrë nga drejtësia amerikane e ka vuajtur në burgun famëkeq “Alcatraz”, Atlanta. Gangsteri i njohur u lirua pas 7 viteve.

28- Edhe në burg Capone mori kontroll, duke marrë privilegje speciale nga autoritete duke marrë një qeli të veçantë dhe të mobiluar mirë, më makinë shkrimi në brendësi të saj, me qilim si dhe i fiksuar pas Enciklopedisë Britanike.

29- Në maj të vitit 1932, 33-vjeçari Capone filloi dënimin e tij për evazion fiskal në burgun amerikan të Atlantas. Dy vjet më vonë në gusht të vitit 1934 ai dhe një grup të burgosurish u dërguan me tren në Kaliforni e më pas u transportuan në burgun e ishullit Alkatraz në San Francisko. Burgu i sigurisë më të lartë, kishte si qëllim të mbante kriminelët më të këqinj, por për herë të parë aty u fut dhe një i burgosur federal. Edhe pse nuk shkaktonte trazira në burgun e Atlantas, Capone u dërgua nga qeveria në Alkatraz më tepër për t’i bërë publicitet burgut për sigurinë e lartë të tij. Në Alkatraz, Capone u diagnostikua me sëmundjen e sifilizit si dhe tregoi shenja çmendurie. Ndërkohë që gjendja e tij përkeqësohej, doktorët e trajtuan me injeksione të malaries me shpresën se do të kurohej. Përkundrazi, trajtimi pothuajse rezultoi fatal për Capone-n. Në janar të vitit 1939, ai u lirua nga Alkatrazi dhe u transferua në Institucionet Federale në afërsi të Los Anxhelesit.

30- Mëngjesin e 14 shkurtit të vitit 1929, 7 burra të lidhur me bandën e George Bugs Moran u qëlluan për vdekje ndërsa ishin rreshtuar në murin e një garazhi në lagjen Linkoln Park të Çikagos. Vetë Moran nuk ishte aty. Autoritetet investiguan një shumëllojshmëri teorish dhe dyshimesh. Spekulimet se pas kësaj ngjarje qëndronte Kapone nuk mungonin, duke qenë se ai ishte rival me Moran. Megjithatë ai nuk u akuzua kurrë për këtë ngjarje, e cila mbeti e pazgjidhur.

31-Falë librit “The Untouchables” (Të paprekshmit), të agjentit federal Ness, nga i cili kanë dalë disa serialë televizivë dhe një film, bëri që agjenti Eliot Ness të kreditohej si personi që rrëzoi Capone-n. Ness dhe një skuadër e vogël burrash thonë se kryen me sukses disa nga operacionet kundër kontrabandës së Capones. Për arsyen se policët nuk kishin pranuar ryshfet ata u konsideruan nga shtypi si “Të paprekshmit”. Edhe pse puna e Ness ndihmoi në aktakuzën e Capone-s, qeveria u fokusua në ndjekjen e mafiozit për evazion fiskal dhe ishin pikërisht këto akuza që e çuan atë në burg në vitin 1931. Ness më pas shkoi në Cleveland si drejtor i sigurisë publike dhe bëri një përpjekje të pasuksesshme për kryetar bashkie atje në vitin 1947. Vitet e mëvonshme të tij u dëmtuan nga të pirja e tepruar e alkoolit dhe më pas vdiq në shtëpi në Pensilvani, në vitin 1957, vitin kur u publikuar “The Untouchables”.

32- Më 25 janar të vitit 1947 gangsteri më i njohur i Amerikës pësoi një infarkt, i cili i mori jetën. Capone në fillim u varros në varrezat e Mount Olivet në jug të Chicago, mes varreve të babait të tij Gabriele, dhe vëllait, Frank, por në mars të 1950, eshtrat e të treve u lëvizën për tu varrosur në varrezat e Mount Carmel pjesën perëndimore të shtetit.

33- Al Capone rishfaqet sërish, por këtë herë në filmat hollivudian. Filmat më të famshëm që kanë atë si subjekt janë, “Masakra e Shën Valentinit”, 1967, “Capone”, 1975, dhe “Të paprekshmit”, 1987, ku interpreton Robert De Niro.

34- Ka pasur një jetë të larmishme. Ka provuar akuzat, burgosjen dhe lirinë. Por edhe sëmundjen. Pikërisht sëmundja e ka kushtëzuar duke jetuar vetëm 48 vjet.

35- Capone kishte një djalë, të quajtur Albert Francis Capone, i cili vdiq në vitin 2004. Prindërit ishin emigrantë, i ati e kishte emrin Gabriele Capone dhe e ëma e tij Teresina Raiola.

36- Al Capone kishte një motër dhe shtatë vëllezër. Gangsteri më i njohur i Amerikës ishte fëmija i katërt i çifti emigrantësh italianë. Familja Capone kanë mbërritur në Kanada, SHBA nga Italia në vitin 1894.

37- Kishte një dobësi dhe do t’i ndihmonte në çdo rast që do të kishin nevojë. Emigrantët italianë që kishin mbërritur në Amerikë kishin në krah Al Caponen.

39- FBI ka një dosje të madhe për gangsterin më të madh të shtetit amerikan si dhe më të njohurin deri tani. Një dosje që mban 2397 faqe ndodhet në arkivat e FBI, më bëmat krimet dhe jetën dhe dënimim e Al Capones.

40- Trupi i Al Capones u vendos në një dhomë e cila ishte e dekoruar me qilim jeshil, me karrige dhe e dizenjuar me lule nga më të ndryshmet.

41- Trupi i Al Capones u fut në një arkivol prej bronzi i cili kushtonte 2 mijë dollarë. Ai ishte i veshur me një kostum ngjyrë blu, tipik të gansterëve, një këmish të bardhë, kollare të zezë dhe çorape të zeza dhe me një palë këpucë klasike të bardha.

42- Me mijëra dollarë janë hedhur për të blerë lulet që do të vendoseshin në varrin e gangsterit më të madh të Amerikës.

43- Në ditën e varrimit një prift katolik ka qenë ai që ka mbajtur fjalën. Dhe për të gjithë këtë është kujdesur bashkëshortja e tij Mae dhe familja e tij.

44- Shumë njerëz nga vende të ndryshme të botës kanë vizituar varrin e Al Capones. Ata kanë lënë aty para, shishe me birrë, cigare si dhe armë plastike.

45- Duket se veç aktiviteteve kriminale, ai nuk ka lënë pas as ato sportive. Ishte një ndjekës i rregullt i bejsbollit, ku nuk i shpëtonte asnjë ndeshje. Madje disa herë shkonte dhe luante vetë.

46- Ai që për vite me radhë ka qenë pas Al Capones dhe ka hetuar llogaritë e tij bankare është agjenti Frank Wilson.

47- Përveç se është cilësuar si një nga gangsterët më të madh një Amerikës, ai kishte edhe idhuj në muzikë. Përveç anës së egër tashmë e shohim Caponen në atë më të mirë. Ai ishte fans i një grupi xhazi të quajtur “New Orleans”.

48- Pasi u lirua, ai kaloi disa kohë në spital e më pas shkoi të qetësohej në shtëpinë që kishte blerë kohë më parë në Palm Island, Florida. Sistemi nervor dhe sidomos truri po degradonin me shpejtësi për shkak të sifilizit, ndaj ai kurrë nuk u kthye në Cikago në mënyrë publike, pasi ishte i paaftë që të merrej me politikën e mafies.

49- Pasi u lirua përfundimisht nga burgu në nëntor të vitit 1939 Capone më pas iu nënshtrua për disa muaj trajtimeve për sifilizin në një spital në Baltimore. Më pas, gangsteri famshëm e shpenzoi kohën e tij jashtë vëmendjes së publikut duke u marrë me peshkim e duke luajtur letra në Florida në një rezidencë që e kishte blerë që në vitin 1928. Në vitin 1949 ai ishte ndër të parët qytetarë që mori penicilinën për kurimin e sifilizit, edhe pse ishte shumë vonë për të. Në janar 1947, 48-vjeçari Capone vuajti një atak në zemër e më pas vdiq në shtëpinë e tij në Florida më 25 janar të po atij viti. Ai u varros në varrezat e Çikagos, afër varreve të babait dhe një prej vëllezërve të tij.

50- Në varrimin e tij morën pjesë 10 mijë veta dhe arkivoli kushtoi 2 mijë dollarë. Në epitafin e varrit të tij shkruhet: “Faleminderit Jezusi im!”.