Sport Alaba zgjedh Realin e Madridit, detajet e kontratës 4-vjeçare

Alaba zgjedh Realin e Madridit, detajet e kontratës 4-vjeçare

E ardhmja e David Alabas me shumë gjasa do të jetë Spanjë, janë të bindura për këtë mediat iberike dhe sidomos ato që qëndrojnë afër klubit të Realit. Sipas prestigjiozes “Marca”, madrilenët kanë arritur akordin me futbollistin austriak të Bayernit, teksa raportohet se ai ka nënshkruar një para-kontratë. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një marrëveshje 3-vjeçare me vlerë rreth 11 euro në vit. Transferimi i Alabas me parametër zero mund të konsiderohet një goditje e bujshme në merkato për Los Blancos, të cilët në verën e ardhshme do të tentojnë edhe afrime të tjera me peshë për të rritur cilësinë në skuadër. Për futbollistin e kombëtares austriake interesohen edhe Chelsea e Manchester City, por Reali është treguar më konkret dhe është shumë pranë firmës me Alaban.

Pasi zgjodhi të largohej nga bavarezët, pas 10 sezonesh, austriaku kishte piketuar si opsion të parë Ligën Spanjolle. Mësohet se ai mund të zërë vendin e Marcelos. Braziliani, në fakt, është nën kontratë me Realin deri më 2022, por tani Zidane preferon Mendy. Mediat iberike e shohin këtë lëvizje edhe si presion për Sergio Ramos, me austriakun gati për ta zëvendësuar kapitenin e bardhë, i cili nuk po gjen akord me klubin për të rinovuar.