Bota Alarm në Mesdhe, po zhduken midhjet emblematike

Alarm në Mesdhe, po zhduken midhjet emblematike

Në fund të Mesdheut po ndodh një tragjedi. Një ngordhje në masë e guackave emblematike të këtij deti, me emrin shkencor Pinna Nobilis, një prej molusqeve më të mëdha në botë. Një parazit i vogël i identifikuar në 2016, është thuajse dhjetëfishuar në Spanjë dhe Korsikë.

“Ka shumë pak guacka ende të gjalla, kam parë dy apo treqind guacka të ngordhura në anën tjetër. Mund të kuptohet se kanë ngordhur së fundmi pasi pjesa e brendshme është ende e pastër dhe guacka nuk është dëmtuar ende”, thotë Lidwine Courard.

Zhytësja ka fotografuar midhjet gjigande prej vitesh. Pinna Nobilis konsiderohet në fakt një barometër i mirëqenies së Mesdheut, mund të jetojë deri në 45 vjeç dhe guackat e tyre thithin kimikatet e ambientit.

“Për fotografët është e tmerrshme, ne jemi mësuar ti përdorim këto midhje me ngjyra të mrekullueshme, t’i bëjmë foto artistike dhe të studiojmë biologjinë e tyre, ndaj duhet të shqetësohemi për çka po ndodh. Është e tmerrshme ti shohësh ato të ngordhin”, tha Olivier Jude, fotograf.

Shkencëtarët tani po mendojnë t’i zhvendosin midhjet ende në jetë në ujëra më të thella në përpjekje për t’i shpëtuar. Por edhe natyra mund të ndërhyjë.