Bota Alarmi për virusin, Kina në garë me kohën, 60 milionë banorë të...

Alarmi për virusin, Kina në garë me kohën, 60 milionë banorë të izoluar

Kina është vënë në garë me kohën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, që deri më tani ka shkaktuar 26 viktima.

Epiqendra e virusit, Wuhani është izoluar plotësisht, ndërsa në të paktën 10 qytete të tjera me popullsi prej 60 milionë banorësh, janë bllokuar shërbimet e transportit. Dy viktima janë shënuar jashtë Wuhanit në rajonet e Hebei dhe Heilongjiang, ndërsa numri i të prekurve është rritur në të paktë 830. Në Wuhan, vendi ku virusi u shfaq fillimisht, janë pezulluar të gjitha lëvizjet me autobusë, metro, tragete dhe fluturimet për dhe nga qyteti me 11 milionë banorë.

Kur erdha të kap trenin këtë mëngjes ai kishte ndaluar. Na kërkuan të presim deri në një njoftim të dytë, po askush nuk e di se sa do të zgjasë”, thotë një pasagjer.

“Disnayland” në Shangai, mbylli dyert deri në një afat të pacaktuar ashtu si qyteti i ndaluar në zemër të Pekinit. Autoritet njoftuan anulimin e serë aktivitetesh kulturore dhe gjithashtu festimet me rastin e vitit të ri kinez. Virusi është përhapur edhe përtej Kinës, si në Japoni, Tajlandë, Singapor, Vietnam dhe Shtetet e Bashkuar. Megjithatë, numri i ulët i rasteve jashtë vendit ka bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë të mos e shpallë ende gjendjen e emergjencës ndërkombëtare.

“Situata në Kinë është emergjente. Por në rang global nuk është kthyer ende në një emergjencë shëndetësore”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori përgjithshëm i OBSH.

Autoritetet në Wuhan po ndërtojnë me shpejtësi një spital me 1 mijë shtretër për të përballuar numrin në rritje të personave të prekur. Media shtetërore raportoi se spitali do të jetë gati në 3 shkurt. Dhjetëra fadroma e buldozerë po punojnë aktualisht në zonë.