Bota Albin Kurti: Ballkani i rrezikuar nga “lufta hidride” e Putinit

Albin Kurti: Ballkani i rrezikuar nga “lufta hidride” e Putinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi se Ballkani Perëndimor është i rrezikuar nga “lufta hidride” e Rusisë.

Këtë deklaratë, ai e bëri gjatë konferencës për mediat pas takimit me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.

Kurti foli për ndikimin e Rusisë në Ballkan, duke iu referuar propagandës dhe ndërhyrjes përmes shërbimit sekret.

“Ballkani Perëndimor është i rrezikuar meqenëse edhe në Ballkanin Perëndimor ka luftë hibride. Sputniku (media ruse) e ka qendrën në Beograd edhe 160 km nga ky vend ku jemi sot në Nish, ndodhet e ashtuquajtura qendra humanitare ruse. Ajo është një qendër aktive përplot me agjentë rusë. Ne jemi të brengosur por nuk jemi të frikësuar”, deklaroi ai.

Çfarë është lufta hibride

Luftë hibride është një teori e strategjisë ushtarake, e propozuar për herë të parë nga Frank Hoffman.

Kjo teori përfshin luftën politike të përzierë me luftën konvencionale, luftën e parregullt dhe luftën kibernetike me metoda të tjera ndikuese, të tilla si lajme të rreme, diplomaci dhe ndërhyrje të jashtme në zgjedhje.