Bota Albin Kurti infektohet me Covid-19

Albin Kurti infektohet me Covid-19

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, është infektuar me koronavirusin Covid-19. Lajmi është bëri i ditur nga vetë Kurti, i cili pohon se pasi iu shfaqën disa simptoma, vendosi të bënte testin.

“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës, parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje (të martën) jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv”, ka thënë Albin Kurti.

Kryetari i Vetëvendosjes do të qëndrojë i izoluar për dy javët e ardhshme, sipas të gjitha protokolleve të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore, ndërsa gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.