Kosova Albin Kurti përgjysmon pagën e vet dhe të ministrave

Albin Kurti përgjysmon pagën e vet dhe të ministrave

Në mbledhjen e saj të dytë, qeveria “Kurti” ka shfuqizuar vendimin e fundvitit të 2017-s, që kishte marrë Ramush Haradinaj për rritjen e pagës për vete.

“Pagat kthehen me rregullimin e mëhershëm. Ky vendim nuk ka efekt në Gjykatën Kushtetuese e as në sistemin juridik. Janë shfuqizuar të gjitha vendimet për emërimet e koordinatorëve nacional. Ky vendim hyn në fuqi nga data e nënshkrimit dhe ftoj ministrinë e Financave dhe Transfertave”, tha Kurti në mbledhje.

Në dhjetor të 2017-s, qeveria Haradinaj vendosi rritjen e pagave për 100 për qind. Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro, paga iu bë 2950 euro.

Me një pagë të tillë, Haradinaj ia kalonte edhe presidentit Hashim Thaçi e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.