Politika Albin Kurtin i shkon në zyrë Bashës: Të mbrojmë interesin e Shqipërisë...

Albin Kurtin i shkon në zyrë Bashës: Të mbrojmë interesin e Shqipërisë dhe Kosovës

Kryedemokrati Lulzim Basha priti në Tiranë Kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Basha e vlerësoi për qëndrimin ndaj kauzës së studentëve e pedagogëve dhe protestës së tyre.

Sipas zyrës së shtypit të PD-së, Basha dhe Kurti ndanë të njëjtin mendim mbi rëndësinë që ka dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ata ndajnë të njëjtin mendim mbi domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës dhe unitetin politik me të cilin Kosova duhet të përfaqësohet në këtë dialog”, thuhet ne njoftim.

Sipas PD, “kreu i opozitës shqiptare dhe lideri i Vetëvendosjes shprehën vendosmërinë për t’u qëndruar vlerave dhe standardeve perëndimore, si e vetmja garanci në mbrojtje të interesit më të mirë të Shqipërisë dhe Kosovës”.