Aktualitet Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon arrestimin e Veliajt dhe Maznikut

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon arrestimin e Veliajt dhe Maznikut

Pas dy protestave të mbajtura para godinës së Teatrit Kombëtar, sikurse u njoftua dje, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit paraditen e kësaj të enjteje është vendosur jashtë ambienteve të SPAK.

Në një deklaratat dhënë për mediat, pjesëtarët e Aleancës i kanë bërë thirrje SPAK që të hetojë tentativën për vrasje, pasi sipas tyre godina e TK është shembur në momentin kur brenda saj kishte njerëz.

Ndërkaq kërkojnë arrestimin kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj si dhe nënkryetarit Arbjan Mazniku, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Avokatja Ardiana Kalaja u shpreh se Veliaj dhe Mazniku kanë kryer jo vetëm një vepër kriminale, por se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm të konsiderueshme.

Sipas saj dhe mbështetësve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, godina duhet të ndërtohet edhe një herë aty ku ka qenë dhe siç ka qenë.

“Kërkojmë arrest me burg për shtetasin Erion Veliaj, me funksion kryetar bashkie, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion pasiv’. Arrest me burg për Arbjan Maznikun me funksion nënkryetar i bashkisë, akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Provat janë në SPAK”, pohoi ajo.