Sport “Aleancë” anti-Juventus: Tri lëvizjet që mund të ndryshojnë Serie A

“Aleancë” anti-Juventus: Tri lëvizjet që mund të ndryshojnë Serie A

Një triptik merkatoje, që do të ndryshonte fytyrën e Serie A. Kjo është ajo që së shpejti mund të përfshijë Interin, Napolin dhe Romën, të gatshëm të ridizenjojnë sulmet e tyre përkatëse, për të filluar secili me një pikë referimi të re.

Sipas “Corriere dello Sport”, të tria klubet po mendojnë të zgjidhin nyjën e sulmuesve, që për momentin ka paralizuar merkaton e numrave “9”, duke shkëmbyer në mënyrë efektive bomberat që kanë sot në ekipe.

Konkretisht, Mauro Icardi do të fluturonte te Napoli, i shumëdëshiruar nga Carlo Ancelotti. Efekti domino do të dërgonte Arkadiusz Milik te Roma e re e Paulo Fonseca. Këto dy lëvizje do të çlironin më pas edhe Edin Dzeko, i cili më në fund mund të “martohej” me Interin e Antonio Conte. Njëlloj aleance anti-Juventus, sikurse “Corriere dello Sport” e ka quajtur atë, e cila do të ndryshonte repartet sulmuese të tri klubeve të përfshira. Klubet në fjalë janë të bindur se kjo mund të zvogëlojë hendekun me bardhezinjtë.

Në fakt, “Zonja e Vjetër” do të mbetej në të vërtetë pa “pykën” e parë, sepse pista “Icardi” mbetet ende në planet e Paratici. Shumë, nëse jo praktikisht gjithçka, megjithatë, do të varet nga vendimi i Mauro Icardi. Nëse lojtari argjentinas pranon të transferohet te Napoli, atëherë mund të bëhet ky këmbim i trefishtë i merkatos së Serie A.

Nëse argjentinasi do t’i refuzonte “Azzurri”, duke preferuar të vishet verdhekuq, atëherë Milik do të lihej jashtë shkëmbimit të treanshëm. Në këtë rast, megjithatë, zikaltrit do të ishin të gatshëm të përfshinin një klauzolë në kontratën me Romën, që do ta parandalonte atë ta shiste Icardi te Juventusi për vetëm një vit.