Kryesore Aleatët e Bashës takojnë Metën, Shehi: Në 30 qershor s’ka zgjedhje, presim...

Aleatët e Bashës takojnë Metën, Shehi: Në 30 qershor s’ka zgjedhje, presim datën e re

Për Dashamir Shehin, 30 qershori nuk është data zgjedhjesh.

Kreu i LDK, pas takimit që zhvilloi me presidentin Ilir Meta, deklaroi se janë duke pritur që Kreu i Shtetit të caktojë një datë të re për zgjedhjet vendore.

“Patëm një diskutim, me ftesën e Presidentit, për situatën, të cilën siç e dini po rëndohet. Presidenti ka një ide të tillë, siç e kemi patur me kohë që zgjedhjet ligjërisht në datë 30 nuk bëhen. Besoj se do të bëjë një dekret të ri, për një datë të re zgjedhjet, i cili nuk është diskutuar sot, gjithnjë për të ulur tensioni politik, për të mbërritur në një minimum kushtesh për zgjedhje, përpara datës së negociatave të tetorit”, u shpreh Shehi.

Gjatë ditës së enjte, Presidenti Ilir Meta është takuar me kreun e PD, Lulzim Basha dhe drejtuesit e Drejtuesit të Grupimit të Qendrës së Djathtë.

Kryeministri Edi Rama e refuzoi ftesën për takim të Kreut të Shtetit me arsyetimin se nuk ka kohë për shkak të agjendës së ngarkuar nga fushata elektorale.