Sport Ales Ferguson kritikon fillimin e Superligës: Po fshijnë 70 vite histori

Ales Ferguson kritikon fillimin e Superligës: Po fshijnë 70 vite histori

Ikona britanike e futbollit më me shumë trofe, Alex Ferguson, ka kritikuar idenë e një Super League në të cilën janë përfshirë edhe gjashtë Premier League, edhe Manchester Unitedi i tij.

“Të flasësh për Superligën është një largim nga 70 vitet e futbollit evropian të klubeve”, i tha ai Reuters.

“Everton po shpenzon 500 milion euro për të ndërtuar një stadium të ri me ambicien për të luajtur në Champions League. Tifozët në të gjithë botën e duan eventin siç është”, tha Ferguson.

“Nuk jam i sigurt që Manchester United është i përfshirë në këtë sepse nuk jam pjesë e procesit të vendimmarrjes”, shtoi Ferguson, i cili udhëhoqi “Djajtë e Kuq” për 26 vjet, duke fituar deri në 38 trofe, përfshirë 13 tituj të Premier League dhe dy Ligat e Kampionëve.

Ish-kapiteni i United Gary Neville, ndërsa raportonte për ndeshjen Manchester United – Burnley, gjithashtu kritikoi ashpër planet për një Super League.

“Unë mendoj se bërja e këtij propozimi në mes të COVID, në mes të krizës ekonomike, është një skandal absolut”, tha ai.

“United dhe pjesa tjetër e klubeve të ‘Big Six’ që janë regjistruar në Super League kundër pjesës tjetër të Premier League duhet të turpërohen, ata duhet të privohen nga pikët”, tha një Neville i zhgënjyer.

Nisma u kritikua gjithashtu nga kryeministri britanik Boris Johnson, i cili tha se planet ishin “shumë të këqija për futbollin”, ndërsa Presidenti francez Emmanuel Macron mbështeti klubet franceze të mos marrin pjesë.

Grupet e tifozëve të të gjashtë klubeve angleze e kundërshtojnë fuqimisht Superligën dhe në deklarata ranë dakord që ESL do të ishte katastrofike për futbollin.