Extra Alesia Bami: Punova pa kontratë tek “Stop”! Saimir Kodra ia jep përgjigjen...

Alesia Bami: Punova pa kontratë tek “Stop”! Saimir Kodra ia jep përgjigjen në emision

Largimi i modeles Alesia Bami nga emisioni “Stop” ishte kryefjala e lajmeve nga showbizi pak ditë më parë.

Arsyeja e largimit sipas vetë modeles ishte për shkak se zhvilloi intervistë tek “Ftesë në 5” në “Top Channel.”

Më pas balerina u ftua sërish në “Top Channel” ku deklaroi se tek “Stop” punonte pa kontratë dhe nuk ishte në dijeni të kushteve të punës.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, moderatori i “Stop”, Saimir Kodra, ftoi vajzat që dinë të kërcejnë që të paraqiten për të qenë pjesë e emisionit dhe po ashtu pohoi se balerinat punojnë me kontratë dhe siguracione.