Extra Alex Rodriguez është i tronditur nga rikthimi i Jennifer Lopez me Ben...

Alex Rodriguez është i tronditur nga rikthimi i Jennifer Lopez me Ben Affleck

Lajmi i një rikthimi të mundshëm mes J.Lo dhe Ben Affleck 17 vjet pas ndarjes, emocionoi gjithë botën, por jo ish-partnerin e Lopez. Burime për E!Online thonë se Alex Rodriguez gati-gati është shokuar nga fakti që Jennifer Lopez dhe Affleck kaluan një fundjavë pushimesh bashkë!

“A-Rod është i shokuar nga fakti që Jennifer ka vazhduar kaq herët jetën e saj. Ai besonte se do të ishin të aftë të bënin diçka për t’u ribashkuar. Alex është përpjekur ta takojë, por Jennifer është treguar shumë e prerë me të.”

Referuar po të njëjtit burim, thuhet se Rodriguez është shumë i lënduar nga rikthimi i Jenny-it me ish-të fejuarin dhe do t’ia bëjë të ditur, por kjo e fundit “e ka mbyllur historinë me të dhe s’është më fare e interesuar.”

Affleck dhe J.Lo u shfaqën së bashku në koncertin Vax Live në Los Angeles të dielën, në 2 maj dhe u nisën më pas në Yellowstone Club në Montana, ku qëndruan për rreth një javë.

“Ajo do ta provojë njëherë me Affleck. Historia e tyre s’pati kurrë një mbyllje dhe gjithnjë ka pyetur veten se si do të ishte me të. Kurrë nuk ka qenë koha e duhur sepse ishin në qytete të ndryshme, por tani është”, tregojnë burime për E!Online.

Jennifer dhe Ben e nisën romancën në korrik të 2002-it dhe në nëntor të po atij viti 48-vjeçari i propozoi martesë. Kur të gjithë prisnin ceremoninë zyrtare në shtator të 2003-it, ata njoftuan anulimin e dasmës. 17 vite më vonë, gjërat ndryshuan sërish dhe Jennifer “duket e lumtur” pranë ish-të fejuarit.