Kryesore Alfred Peza, Sokol Ballës: Unë dhe ti kemi qenë më të paguarit

Alfred Peza, Sokol Ballës: Unë dhe ti kemi qenë më të paguarit

Deputeti Alfred Peza e quan të sajuar politikisht gjithë historinë që qarkullon në media në lidhje me pasurinë e tij.

Duke folur në Top Story, ai la të kuptohej se sulmi e ka burimin nga Partia Demokratike për të tërhequr vëmendjen nga hetimi i CEZ-it.

“Këto ditë ka një zhurmë të madhe të madhe përsëri me miliona, siç është hetimi për CEZ-in, ku një i afërm i Qeverisë Berisha ka tërhequr kesh para nga një bankë 7 milion euro”, tha ai.

Këtë sulm, ai e quajti “reciprocitet politik”.

“Ka një reciprocitet politik në sulmin tim. Reciprociteti ishte hajde të shpikim një histori paralele në anën e mazhorancës që bën fjalë po për miliona dhe njerëz politikë dhe u gjet historia e Alfred Pezës”, tha ai, duke shtuar se shkrimi fillestar për pasurinë e tij jep me qëllim disa pasaktësi.

Deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza ka “rrëfyer” një bisedë me një deputet të opozitës që ai nuk ia tregoi emrin.

“Të enjten e kaluar nisëm sesionin e fundit për këtë legjislaturë parlamentare. Mua afrua një deputet i opozitës dhe më tha: “Bravo që kishe bërë aq lekë! A të ta bëj një vërejtje sepse e kishe bërë një gabim. Gabimi yt është që i ke vënë në emër të gruas”, tha Peza.

“Pasuria ime që nga momenti që kam hyrë në politikë është zero lekë. Pra nga ky moment nuk kam marrë asnjë lek nga jashtë përveç pagave dhe marrëdhënieve që kam pasur me bankat. 98 milion lekë të reja unë i kam deklaruar që në vitin 2013.

Pra unë i kam kursyer këto para përpara se të hyja në politikë. Ti the që bashkëshortja ka pasur një rrogë të mirë, por normale.

Unë kam pasur një rrogë të mirë sepse kam punuar në media. Sepse unë ti dhe Fevziu kemi qenë më të paguarit”, i tha Peza Sokol Ballës.