Extra Alketa Vejsiu: Jam e kënaqur kur kthehem aty ku nisi gjithçka. S’duhet...

Alketa Vejsiu: Jam e kënaqur kur kthehem aty ku nisi gjithçka. S’duhet të harrojmë nga kemi ardhur

Një nga lajmet më të lexuara të ditës së sotme, ka qenë ai i rikthimit në shtëpinë e parë mediatike, të prezantueses së njohur Alketa Vejsiu.

Moderatorja dhe producentja artistike e spektakleve “Dance With Me” dhe “Your Face Sounds Familiar” në “TV Klan”, do të shfaqet këtë fundjavë në ekranin e “Top Channel” për të komentuar bashkë me të ftuar të tjerë ngjarjen më të rëndësishme të kinematografisë botërore, çmimet “Oscars”.

E kontaktuar nga ‘revistawho.com’, Vejsiu përgjigjet për ‘rikthimet’ e herë pas hershme në “Top Media”, përfshirë këtu edhe këtë të fundit, ku do të jetë në studio si e ftuara e Ledion Liços. “Sa herë më kanë ftuar, kam qenë e kënaqur të kthehem aty ku gjithçka filloi.

Asnjëherë s’duhet të harrojmë nga kemi ardhur… Veç kësaj, filmat i kam pasion të madh, kështu që ‘Oscars’ m’u duk një rast shumë i bukur se kam ç’të them”, – u shpreh Alketa, e cila përveç televizionit, vijon punën me kompaninë e saj “Class”.