Sport Allegri: Besojmë te përmbysja, pse nuk do luaj me 4 sulmues

Allegri: Besojmë te përmbysja, pse nuk do luaj me 4 sulmues

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri doli sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Atleticos së Madridit, të vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Tekniku bardhezi pranoi vështirësinë për të përmbysur humbjen 2-0 në ndeshjen e parë në Madrid, ndërsa njoftoi edhe dëmtimin e brazilianit Douglas Costa, që nuk është grumbulluar për sfidën e nesërme.

Si është gjendja e ekipit, në prag të kësaj sfide?

Duglas Costa nuk do të jetë ditën e nesërme, pasi u lëndua sërish dhe është i pamundur. Ne duhet të bëjmë më të mirën dhe të thyejmë sfidën në faza, për të sulmuar dhe për të marrë frymë.

A mund të shohim një Juve me 4 sulmues në fushë?

Është shumë e vështirë, sepse dua të mbaj ndryshime në stol. Megjithatë kushdo që do të jetë në fushë, e di se çfarë do të bëjë dhe do të jetë i rëndësishëm për atë që kemi përgatitur.

Më e vështirë Atletico apo Reali?

Ne duhet të jemi të mirë në kuptimin e momenteve të ndeshjes.

Do të luajë Dybala nga fillimi?

Kam ende kohë për ta vlerësuar dhe do të zgjedh. Topat jo aktivë do të jenë shumë të rëndësishëm, kështu që do të shoh nesër.

Ç’mendim keni për trajnerin Simeone?

Për të flasin rezultatet në vitet e fundit. Ai ka fituar një Ligë Europe dhe ka kapur dy finale Championsi.

Zidane te Reali?

Unë jam duke folur për të ardhmen time, unë dua të mendoj vetëm për këtë ndeshje të rëndësishme nesër”.