Sport Allegri: Festa e titullit ndaj Spalit? Më mirë pas Ajaxit

Allegri: Festa e titullit ndaj Spalit? Më mirë pas Ajaxit

Juventusi do të zbresë të shtunën në mesditë në fushë, për t’u përballur me Spalin në transfertë, një sfidë ku fitorja mund të përkthehet në triumfin edhe matematikisht, për herë të tetë radhazi në kampionatin italian.

Megjithatë Massimiliano Allegri ka kërkuar që futbollistët e tij të mos mendojnë për këtë, por të përqendrohen te sfida e të martës ndaj Ajaxit dhe vetëm më pas të nisin festën e titullit.

Gjendja e ekipit – “Janë shumë lojtarë që duhet të pushojnë dhe shumë të tjerë që kanë nevojë të luajnë. Do të jetë një shans i mirë për ata që do luajnë. Festimet mund të shtyhen sepse të martën ne kemi një ndeshje që mbyll një cikël të rëndësishëm dhe mund të na japë ne mundësin për t’u kualifikuar për në gjysmëfinale të Champions League”.

Spal – “Do të jetë bukur të festojmë atje, ata janë duke siguruar mbijetesën për të dytin vit radhazi dhe kanë rinovuar stadiumin. Ferrara është një qytet i bukur dhe ekipi mund të marrë frymë. Ne duhet të marrim tre pikët ndaj një ekipi që i ka fituar dy ndeshjet e fundit në fushën e vet”.

Kean – “Të shtunën ai do jetë titullar dhe do ketë mundësinë të tregojë veten. Për të martën, të shohim”.

Ronaldo – “Do jetë e vështirë të luajë ndaj Spal sepse ai është rikthyer në limite nga dëmtimi dhe nuk ka sens që ta rrezikojmë. Nesër do jetë një mundësi për të pushuar për të.

Perin do luajë nesër titullar, ndërsa për Bonucci parashikohet të qëndrojë pushim”.