Sport Allegri: Kjo humbje do të na bëjë mirë

Allegri: Kjo humbje do të na bëjë mirë

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventus, ka folur për “DAZN” në përfundim të ndeshjes së kampionatit të humbur 2-0 në fushën e Genoa-s. Golat e Sturaro-s dhe Pandev-it i kanë shkaktuar bardhezinjve humbjen e parë në këtë edicion të Serisë A.

Sa ka ndikuar ndeshja me Atletico Madrid? Ka ndikuar, por kemi bërë një ndeshje të mirë. Më vjen mirë për Sturaro-n, por nuk luante prej një vit dhe ka shënuar atë gol…”, ka thënë Allegri.

“Tani do të pushojmë dhe pas ndeshjeve të kombëtareve do të mendojmë për kampionatin dhe Champions-in. Çfarë ka ndikuar më shumë sot? Nuk mund të luajmë gjithmonë në maksimum. Kemi vuajtur pak në mbrojtje. Futbolli është i çuditshëm, por futet Sturaro dhe shënon. Ai moment ndryshoi ndeshjen”.

“Kjo humbje do të na bëjë mirë. Duhet të mendojmë se na duhen edhe pesë fitore të paktën për titullin. Vinim nga 20 javë me fitore të njëpasnjëshme në kampionat dhe mendonim për Champions-in. Nuk kemi luajtur keq. Kemi zhvilluar 28 ndeshje dhe kemi fituar 24. Është normale. Duhet t’i bëjmë komplimentet lojtarëve për këtë sezon”, ka përfunduar trajneri i torinezëve.